Edhe pse është divorcuar dy herë, Jennifer Aniston ka këtë mendim për martesat e saj…

Showbiz

jennifer
Jennifer Aniston është bërë pjesë e kopertinës së revistës “Elle”, në të cilën ka folur hapur për divorcin me Brad Pitt dhe Justin Theroux. Ajo ka treguar se nuk është penduar për martesat e saj dhe ndryshe nga ç’mund të mendonin të gjithë ajo ka shumë mendime pozitive.“Martesat e mia kanë qenë shumë të suksesshme sipas mendimit tim personal. Në momentin që gjithçka mbaroi, ishte një zgjedhje që u bë, sepse ne zgjodhëm të ishim të lumtur dhe ndonjëherë lumturia nuk ekziston më brenda asaj marrëveshjeje”, – ka thënë aktorja në intervistën e saj për ‘Elle’.

jenn e1544209538235

Ajo ka shtuar se nuk mund të mbajë një martesë për shkak të frikës se mund të ngelet vetëm, sepse nëse e bën më shumë do e dëmtonte veten. Jennifer ka thënë se divorci nuk duhet quajtur dështim, sepse këtë e bëjnë vetëm mendjengushtët. Gjithashtu kohë më parë në intervistat e saj, Aniston ka treguar se nuk ndihet e lënduar, por njerëzit duhet të tregojnë kujdes me mënyrën si i trajtojnë deklaratat apo veprimet e saj.