Edhe pse ‘dështoi’ si aktor, Murat Boz nuk pranon të heqë dorë!

Showbiz

murat film
Këngëtari Murat Boz, njëkohësisht partneri i aktores Asli Enver, duket se nuk është ende gati të heqë dorë nga ëndrra e tij. Ai është i famshëm, i suksesshëm dhe me një karrierë muzikore gjithmonë në ngritje. Por, kjo nuk mjafton për Murat. Një nga pasionet e tij është aktrimi, e duke patur një partnere aktore në krah, duke qenë edhe person publik, Murat nuk e ka fort të vështirë të sigurojë ndonjë rol. Vitin e kaluar, ai luajti në një film, i cili mund të themi me plot gojë që ishte një dështim.

resim 211630YL

Filmi nuk korri aspak sukses dhe aktrimi i Murat linte shumë për të dëshiruar. Megjithatë, ja ku jemi sërish…një vit më vonë…me Murat që përpiqet të bëhet sërish aktor. Ai ka nënshkruar një kontratë me një producent, ku sipas të cilës Murat do ketë një rol të jashtëm në një serial. Praktikisht, do të shfaqet si “i ftuar” herë pas here në serial. Edhe pse në këtë produksion do të përfshihen emrat mjaft të njohur dhe të talentuar të kinematografisë turke, Murat nuk është aspak i tensionuar, përkundrazi…po e shijon në maksimum mundësinë e re në ekranin e madh.