Edhe princeshat hakmerren! Meghan ka përjashtuar Kate nga festa e ditëlindjes dhe arsyeja nuk është shumë bindëse…

Showbiz

Në datën 4 gusht dukesha Meghan festoi për herë të parë ditëlindjen si pjesë e familjes mbretërore. Ajo mbushi 38 vjeç dhe i vetmi detaj që morëm prej kësaj dite ishte urimi i princit Harry në rrjetet sociale:
“Gëzuar ditëlindjen bashkëshortja ime e mrekullueshme. Faleminderit që më ke bërë pjesë të kësaj aventure”
Por burime të ndryshme kanë thënë se Meghan nuk do të ftojë kunatën Kate në festën e ditëlindjes. Por nëse po mendoni se është një hakmarrje pasi Kate nuk e ka ftuar mund ta keni gabim! Dukesha e re Meghan do një ditëlindje aq private sa do të jenë pjesëmarrës vetëm 3 persona: Ajo, Harry dhe djali i tyre Archie.
Ky mund të jetë dhe justifikimi por marrëdhënia e tyre sipas burimeve të shumta është shumë e afërt. Megahn dhe Kate që pas lindjes së djalit flasin me njëra tjetrën çdo ditë për çështje të ndryshme.