Edhe Lorik Cana e ka këtë problem si të gjithë meshkujt

Showbiz

Kapiteni legjendar i Kombëtares Shqiptare Lorik Cana po i kalon ditët e karantinimit me familjen e tij në Itali, një nga shtetet më të prekur nga koronavirusi.

Në një intervistë, ai ka rrëfyer se ka një “hall” të madh: ka dy muaj pa u qethur. Për shkak se në Itali janë mbyllur të gjitha sallonet e berberave dhe qarkullimi është i kufizuar, njësoj si në Shqipëri, Cana bashkohet në këtë “hall të madh” me shumicën e shqiptarëve.

Ai u pyet edhe nëse do të donte që flokët t’ia priste gruaja e tij, ashtu si partnerja ia preu Kristiano Ronaldos, por përgjigja e tij ka qenë e prerë.

“Mos e bëj Zot”, është shprehur Cana.

Ai foli edhe për situatën në Itali. “Është periudha më e vështirë që prej Luftës së Dytë Botërore, kjo situatë është tepër e rëndë”, tha ish-kapiteni i Kombëtares.