Edhe pse 2 vitet e fundit të gjithë sytë janë përqendruar mbi Meghan Markle, asgjë nuk mund të zbehë shkëlqimin dhe rëndësinë e asaj që njihet si ”Princesha e Re e Popullit” Kate Middleton, aq më tepër kur bëhet fjalë për ndikimin e saj në fushën e modës. Evolucioni i stilit të saj jo vetëm që ka habitur dhe vazhdon të habisë të gjithë, por ka ndikuar drejtpërdrejt në shitjet rekord të disa prej veshjeve dhe aksesorëve të saj të preferuar. E thënë më ndryshe, duket se çdo që vesh ose mbath Kate Middleton shndërrohet në një ”must” për shumë femra.
Por kurrsesi nuk na e kishte marrë mendja që dukesha e Cambridge të kishte një luftë stili me Meghan, ose më saktë të ndryshonte gardërobën pas vëmendjen që mori kjo e fundit. Sipas ekspertes dhe autores mbretërore të modës Elizabeth Holmes, Kate Middleton filloi t’i kushtonte shumë më shumë rëndësi stilit kur Meghan Markle u shfaq në skenë.
“Unë mendoj se Kate filloi ‘lojën e saj të modës’ në vjeshtën e vitit 2018, sigurisht pas dasmës mbretërore të Harry dhe Meghan. Kate sapo kishte lindur Louis, ajo u largua me leje lindjeje për dy muaj dhe kur u kthye papritmas kishte pak më shumë stil në veshjet e saj.
Mund të jetë thjesht një lloj kthimi pas lindjes së një fëmije ose ndoshta kishte filluar të punonte me disa këshilltarë të rinj të modës. Por mendoj se shfaqja e Meghan në skenë e bëri gjithçka më emocionuese për të dyja.” -thotë Holmes ndërsa shfaqej në serialin e Us Weekly “Royally Us” për të promovuar librin e saj të ri “HRH So Many Thoughts on Royal Style”.