Edhe Enca bojkoton “Top Awards”

Showbiz

10891525-778899745522925-2092731592205907975-n_1466780670-6151414.jpg

Sonte do të mbahet ceremonia e ndarjes së çmimeve “Top Awards” ku artistët vlerësohen për punën e tyre një vjeçare.
Ja që këtij eventi gjigant nuk po i ec gjithçka si “mjaltë dhe qumësht”!.

Shumë artistë e kanë bojkotuar këtë event shkaku i disa keqkuptimeve, mosmarrëveshjeve apo jo vlerësimit të duhur të tyre nga ana e staffit të “Top Media”.

Genta Ismajli, Genc Prelvukaj, 2po2, Babastars, Dafina Zeqiri e së fundmi edhe Enca janë vetëm disa nga yjet që nuk do parakalojnë në tapetin e kuq të këtij eventi.

Enca ka folur ekskluzivisht për “Grazzi” duke mos dhënë shumë detaje për mungesën e saj.

Siç e njohim natyrën e Encas nga reagimi i saj nuk u habitëm:

“Nuk shkoj aty ku nuk më vlerësojnë”, ka thënë Enca për duke konfirmuar se ajo nuk do të jetë përfundimisht pjesë e kësaj mbrëmje.

Enca është një ndër artistet më të kërkuara të momentit dhe një mungesë e tillë do të thoshte padyshim një humbje e madhe për këtë event.

Enca shtoi: “Jam në një plazh shumë larg, po shijoj ditët e mija të fundit para se tour-i të filloj”.

Përndryshe nga pushimi i saj Enca nuk ka qëndruar rehat. Ajo ka publikuar disa fotografi tejet seksi me bikini në Instagram ku të pasmet e saj kompleksojnë ato të Kim Kardashian.