E njohim si një nga vajzat më simpatike të showbizit. Anxhelina Hadërgjonaj, prej kohësh është larguar nga Shqipëria bashkë me të ëmën, por vazhdon të jetë e ndjekur nga publiku. Së shpejti pritet të publikojë projekte të reja muzikore, por për momentin kemi shansin ta ndjekim nëpërmjet fotove që shpërndan në ‘Instagram’ nga aktivitetet e përditshme.
Anxhelina eksperimenton shpesh me look-un e saj. E kemi parë të kalojë nga bionde në brune dhe e kundërta, ndërsa tani ka vendosur t’i presë flokët shkurt. Në foton e publikuar pak orë më parë, ajo ka zbuluar pamjen e re, duke e cilësuar si look-un e verës.