Eddie Murphy: Aktori shqiptar më ofroi kokainë

Showbiz

eddie murphy

Aktori i Hollivudit, Eddie Murphy ka thënë se ai nuk e ka pranuar drogën që dy kolegët e tij, i ndjeri Robin Williams dhe shqiptari John Belushi, i kanë ofruar.

Duke folur për “The Hollywood Reporter” 55-vjeçari tha se: “Xhon Belushi dhe Robin Williams më ofruan një dozë por unë nuk e mora”.

Murphy, i cili pretendon se Belushi e quajti atë burracak për refuzimin e kokainës, ka kaluar një farë kohe me dy kolegët e tij, por fatmirësisht nuk pati fatin e tyre.

Williams, i cili luftoi me varësinë ndaj kokainës dhe alkoolit, u vendos në rehabilitim deri sa pas depresionit kreu vetëvrasje në vitin 2014. Ndërsa Belushi vdiq nga një mbidozë fatale në vitin 1982.

Murphy foli edhe në lidhje me faktin që ai kurrë nuk e ka fituar një Oskar.

“Kam 35 vjet që bëj filma dhe kam luajtur çdo rol që nga një grua e vjetër deri te një gomar, kështu që nuk mund të jem këtu duke folur për të. Ata nuk na japin role të mjaftueshme dhe diversitet”, ka thënë ai.

robin williams 1.jpeg