Duket se sezoni i pushimeve ka filluar tashmë për disa nga aktorët e famshëm turq. Eda Ece, aktorja e cila interpreton Jëlldëzin në sagën “Molla e Ndaluar” ka shkuar me pushime në Bodrum me bashkëshortin e saj, basketbollistin Buğrahan Tuncer dhe vajzën dy muajshe Mina İpek. Së bashku me ta ishte edhe mikesha e tyre, aktorja e njohur Aslı Enver, të cilën të gjithë e kujtojnë me personazhin e ‘Syrejas’ në serialin që dikur bëri për vete gjithkënd “Nusja nga Stambolli”. Ajo që ra në sy nuk ishte vetëm miqësia e aktoreve por fakti se sa ato tregoheshin të kujdesshme të mbronin vogëlushet e tyre nga interesi i kamerave dhe aparateve që ndodheshin përreth.
Megjithatë nuk kanë mundur dot tju shmangen fotografive të bëra për së largu. Eda Ece është fotografuar duke mbajtur Mina İpek në krahë. Kjo është hera e parë që Mina İpek ekpozohej para shtypit. Nga ana tjetër as Asli Enver, nuk e largoi për asnjë çast nga prehri vajzën e saj Elay. Momentet e këndshme dhe spontane ku dy aktoret e njohura mundoheshin të ndanin bisedat e tyre, pa lënë mënjanë rolin si nëna duket se kanë frymëzuar diskutimin e tyre, por kanë tërhequr gjithashtu edhe vëmendjen fansave rastësor përreth.