Ece, e cila në ditët e para të muajit të kaluar mori në krahë vajzën e saj, duket se nuk e sheh si problem shfaqjen e imazhit të vogëlushes së saj. Aktorja e njohur e ka shoqëruar fotografinë e publikuar me nënshkrimin “Kështu kalojnë ditët me të dashurën time të vogël Mina”. Ece u martua 21 qershorin e vitit të kaluar me basketbollistin Buğrahan Tuncer, me të cilin jetonte një lidhje dashurie të nisur në vitin 2019.
Duket se aktorja nuk është paragjykuese ndaj ndarjes së imazhit të fëmijëve në rrjetet sociale. Ajo edhe më parë ka ndarë me ndjekësit e saj foto duke shprehur ndjenjat e saj për mëmësinë duke e vlerësuar atë si ndjenjën më të mrekullueshme që mund të ekzistojë për një grua.
“Kuptova se sa e mrekullueshme është mëmësia. Nuk ka gjumë, nuk ka pushim, ju gjithmonë përpiqeni të kujdeseni për këto krijesa të vogla në mënyrën më të mirë që mundeni dhe nuk mendoni që keni bërë maksimumin. Zemra dhe mendimet janë të lidhura gjithmonë me ta. Kjo është një dashuri dhe sakrificë gjigante. Nënat meritojmë të gjithë respektin” këto janë fjalë të cilat aktorja i ka shkëputur nga zemra e saj duke u ndjerë e pamjaftueshme edhe përtej dhënies së maksimumit.