Ed Sheeran ka rrëfyer së fundi se bashkëshortja e tij, Cherry Seaborn u diagnostikua me tumor gjatë shtatzanisë së dytë. Lajmin e trishtë, këngëtari e ka ndarë teksa ka paralajmëruar edhe albumin e tij të ardhshëm, të titulluar “Subtract”. Sheeran nuk ka ndarë ende asnjë detaj mbi ecurinë aktuale të albumit “Subtract”, por tha se ky album i ardhshëm eksploron disa nga mendimet më të thella dhe më të errëta.
Ai zbuloi se cfarë e kishte frymëzuar për ta sjellë album. 32-vjeçari zbuloi se një seri ngjarjesh i kishin ndryshuar jetën atij. “Një sërë ngjarjesh ndryshuan jetën time, shëndetin tim mendor dhe në fund mënyrën se si e shikoja muzikën dhe artin. Të shkruaj këngë është terapia ime. Më ndihmon të kuptoj ndjenjat e mia”, shprehej këngëtari. Ai kujtoi se thjesht kishte shkruar gjithçka që i vinte në mendje, pa menduar se cili do të ishte version përfundimtar i këngëve të albumit të tij të ri. “Në pak më shumë se një javë, e zëvendësova punën e një dekade me mendimet e mia më të errëta.
Brenda një muaji, gruaja ime shtatzënë më tha se kishte një tumor, ndërsa në çastin e parë mjekët më thane se trajtimi nuk numd të ndiqej deri pas lindjes. Kalova përmes tmerrit dhe frikës, depresionit dhe ankthit më të madh të jetës sime. Po hap dyert e shpirtit tim dhe po zbuloj skutata e errëta të frikës brenda tij. Për herë të parë nuk po përpiqem të krijoj një album që njerëzit do ta pëlqejnë, thjesht po realizoj diçka që është e sinqertë dhe e vërtetë për vendin që kam krijuar në jetën time”, përfundoi rrëfimin e tij kantautori i famshëm britanik, i cili së bashku me bashkëshorten e tij Cherry Seaborn, me të cilën u martua në vitin 2019, janë prindërit e dy fëmijëve.
Vajza e çiftit Lyra lindi në vitin 2020 dhe në maj të vitit 2022, ata njoftuan lindjen e fëmijës së tyre të dytë.