Ebru Shahin një përvojë ndryshe në Afrikë ; Feston e përvjetorin e parë me Cedi Osman

Showbiz

Ebru Shahin, protagonistja e “Rejan”, me sa duket nuk resht së na befasuari. E gjeni dot se ku ka shkuar këtë herë? Në Afrikë, për një përvojë unike. Por e dini ç’është më e bukura? Që duket se është bërë njësh me ambientin dhe banorët e zonës. Me fotografi të ndryshme të postuara në profilin e saj Instagram, aktorja ka shfaqur origjinalitetin e saj, argëtimin, por edhe magjinë e një eksperience ndryshe.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Ebru Şahin (@rebrusahin)

Me sa duket, ky ka qenë një tjetër udhëtim dashurie mes saj dhe Çedi Osman, të dashurit të zemrës, për të festuar 1-vjetorin e lidhjes së tyre. Çifti shfaqen gjithmonë e më të dashuruar me njëri-tjetrin dhe janë përhapur shpesh lajme se do të lidhin kurorë vitin e ardhshëm, edhe pse këto zëra nuk janë konfirmuar nga dy të dashuruarit. Ata thonë se gjithçka po shkon mjaft mirë mes të dyve dhe se tashmë janë bërë pjesë të familjeve reciproke. Teksa po shijon verën dhe dashurinë, thuhet se në shtator Ebru Shahin do të jetë protagoniste e një tjetër projekti të rëndësishëm të gjigantit turk Atv. E pritshme në fakt, po të marrim parasysh suksesin e jashtëzakonshëm të suksesit me titullin Rejan.