Ylli i serialit të paharrueshëm “Rejan” zbuloi sekretet si arrin ta mbaj bukurinë e saj konstante edhe me kalimin e viteve. Ajo ka folur për freskinë e pamjes në çdo ditë të jetës, pavarësisht asj që mund të të ofroj një ditë nga mëngjesi deri në darkë. Aktorja në një rrëfim të fundit zbuloi detaje për jetesën e shëndetshme dhe qëndrimin në formë.
Duke shpjeguar me detaje programin e dietës që i mundësoi të mbante konstante peshën e saj në 54 kilogramë, Şahin tregoi se aplikonte edhe produkte natyrale për kujdesin ndaj lëkurës dhe flokëve. Gjithashtu ajo nuk e fshehu as dietën e saj për humbje të shpejtë peshe. “Për kujdesin ndaj flokëve të mi, për ti mbajtur ato gjithmonë në volumin, shkëlqimin dhe gjatësinë e preferuar, përveç kujdesit me produkte kozmetike, unë nuk lë asnjëherë mënjanë Vajin e ullirit“, ka zbuluar aktorja. Më tej ajo ka zbuluar se një kombinim i kanellës, mjaltit dhe qumështit ishte për të produkti më i mirë që mund të zgjidhte në gamën e gjhithë produkteve kozmetike apo edhe atyre natyrale, për ta aplikuar në fytyrë.
Pasi shpjegoi me detaje hapat e përkujdesjes për flokët dhe fytyrën , Şahin ka rrëfyer se si ia doli të humbas 2 kilogramë në një periudhë fare të shkurtër! Ajo tregoi se ndjek një dietë të kujdesshme ushqimore që kufizohet kryesisht te përdorimi i frutave dhe perimeve dhe përjashton mishin, brumrat dhe ëmbëlsirat. “Duket paksa e vështirë në fillim, por ju premtoj fanseve të mia që nëse e mposhtin ditët e para, dëshirën për të shijuar ‘ushqimet që përjashton dieta’, më pas ato vetë nuk do të duan të kthehen më aty ku ishin në fillim“.