Ebru Şahin zbulon emrin e partnerit në projektin e ri

Showbiz

Ebru Şahin, e cila nuk ishte shfaqur në publik prej një kohe të gjatë, u kap nga kamerat së fundmi e veshur me fustanin e zi që e tregonte teper elegante. Para kamerave aktorja e cila jeton midis shteteve të bashkuara dhe Stambollit, ka treguar se ishte kthyer në vendin e saj, ashtu siç kishte deklaruar edhe më herët, për projektin e ri. “Do të jetë një film, dhe uroj të bëhet shumë i dashur për publikun”, ka deklaruar Shahin.

Gjatë intervistës u mësua se ajo do të ndaj sheshxhirimin në rolet kryesore me kolegun e saj, aktorin e njohur Cagatay ulusoy . Duke iu referuar projektit të ardhshëm, ajo tregoi se puna sapo kishte filluar dhe i gjithë ekipi dhe kasti ndiheshin disi nën tension, deri në qartësimin e skenarit, personazheve dhe historisë së tyre.

Ndihem me fat që me ekipin e këtij projekti dhe thuajse me të gjithë kolegët e mi, njihem nga bashkëpunimet në projektet e mëparshme.  Gëzojmë frymë bashkëpunuese dhe një komunikim që ndihmon punën e të gjithëve. Komunikimi im me Çatay është gjithashtu shumë i mirë, jemi të dy persona që punojmë fortë dhe nuk dorëzohemi deri në arritjen e versionit më të mirë të personazhit”, u shpreh aktorja, duke zbuluar kështu emrin e partnerit të saj në projektin e ri. Shahin, nuk mund të mos tërhiqte vëmendjen me pamjen e saj të buzëqeshur e të lumtur, por edhe të kuruar deri në detaje.