Ebru Şahin uron njeriun e zemrës: “Gëzuar ditëlindjen, ‘gjithçka-ja’ ime”

Showbiz

Ajo nuk është vetëm një nga aktoret më të njohura në vendin e saj, ajo u bë e njohur edhe në shumë vende të tjera përfshi vendin tonë, që prej kohës kur fitoi famën me interpretimin krah Akën Akınozu në serialin “Rejan”.

Pas kësaj, jeta private e Ebru Shahin ka qenë vazhdimisht në qendër të interesit publik dhe romanca me basketbollistin Çedi Osman është ndjekur me interes nga shtypi roz, thuajse në çdo hap të tyre. Ndërsa çifti po i afrohet gjithmonë e më shumë martesës, tërheqin vëmendjen, me gjestet apo fjalët e tyre sa spontante po aq edhe të ngrohta.

Së fundmi, aktorja ka uruar me fjalë zemre të dashurin në ditën e lindjes. Përmes disa fotografive të së kaluarës dhe buzëqeshjes së të tashmes, të postuara në llogarinë e saj në Instagram, Ebru ka bërë që njeriu i saj i shtrenjtë të kujtojë se ata janë gjithmonë pranë njëri –tjerit, madje edhe në ditët kur fizikisht ndodhen larg.

“Më vjen mirë që po qesh! Gëzuar ditëlindjen, ‘gjithçka-ja’ ime. Të dua”. Ishte urimi me fjalë të thjeshta e të ndjera me të cilin aktorja shoqëronte fotografitë nga 27-vjetori i njeriut të saj të dashur.