“Rejan” është seriali me rekorde shikueshmërie që platforma Tring ka sjellë si ekskluzivitet në Shqipëri për dy sezone.
Së shpejti në ekran rikthehet sezoni i tretë i “Rejan” dhe Tring lajmëroi dje në rrjete sociale se do vazhdojë të jetë i vetmi transmetues i këtij seriali në Shqipëri. Ky lajm nuk ka gëzuar vetëm ndjekësit e serialit, por edhe vetë protagonisten, Ebru Sahin, e cila nuk ka rezistuar pa klikuar “Like” në promon që Tring ka publikuar në faqen zyrtare!