Ebru Sahin ka një mesazh për fansat: «Kam qarë, kam qeshur por…»

Showbiz

Aktorja e cila u bë e njohur për publikun shqiptar nga seriali “Nusja nga Stambolli”, Ebru Sahin ka përfunduar xhirimet e serialit “Hercai”. Duket se ky projekt ka qenë shumë i rëndësishëm për aktoren, e cila i është dedikuar atij plotësisht. Në një postim në Twitter, ajo falenderon të gjithë ndjekësit e saj.

“Kemi bërë të pamundurën, kemi qarë, kemi qeshur por kemi lënë 12 episode për ju të cilët janë e sigurt, që do ju pëlqejnë. Faleminderime nga zemra!” – ka thënë ajo.