Ebru Sahin hedh hapin e radhës në vazhdim të nismave të bamirësisë…

Showbiz

Ebru Sahin, një nga aktoret më të dashura për publikun e serialeve televizive, gjithmonë ka marrë vlerësime nga fansat për zemrën e saj bujare. Tani protagonistja e serialit “Rejan” i kthen të gjithë sytë nga vetja me nismën e saj më të re. Ebru ka vendosur të paguajë disa bursa studimi per disa vajza që kanë zgjedhur të vazhdojnë studimet universitare në fushën e inxhinierisë. Në kuadër të këtyre nismave dhe për të treguar edhe nje herë zemërgjerësinë e saj, ajo tregon qartë se është e pranishme kurdo e kudo ku bëhet fjalë për të ndihmuar. Ndërkohë bashkëshorti i saj i ardhshëm, basketballisti i Clevelend, Cedi Osman, ka folur për dashurinë e tij për Ebru Şahin dhe se si ndihej për propozimin e tij për martesë në një intervistë të shkurtër. Gjatë intervistës ai theksoi se dashuria me të ishte gjëja më bukur në jetën e tij dhe se propozimi kishte mbartur një emocion të madh. Ai zbuloi se e kishte marrë unazën prej kohësh, mirëpo guximin për t’i kërkuar ta ndanin jetën bashkë e gjeti vetëm pak kohë më parë.