Ebru Sahin është tashmë një aktore të cilën e njohim të gjithë nga roli i Rejan në serialin që theu rekorde shikueshmërie në Shqipëri dhe jo vetëm.
Fansat e serialit gjithmonë kanë dëshiruar që ajo dhe Miran të ishin çift edhe në realitet por mesa duket kjo dëshirë e tyre nuk do të realizohet sepse të dyja palët janë në romancë me partner të tjerë.
Ndërkohë që Miran planifikon martesën me partneren e tij, Ebru fotografohet rrugëve të Stambollit me partnerin e saj, basketbollistin Cedi Osman.
Ata darkuan së bashku dhe fotot e tyre u kthyen në kryefjalën e mediave dhe portaleve turke!
