Ebru Şahin dhe Cedi Osman / Mohojnë thashethemet

Showbiz

Dyshja shumë e dashur për të gjithë ne, Ebru Shahin dhe i fejuari i saj, Çedi Osman pak kohë para dasmës, janë parë duke ndarë kohë me familjarët e tyre! Para kamerave dhe interesit të gazetarëve, aktorja e cila dha jetë protagonistes së serialit “Rejan” e shoqëruar nga i fejuari dhe familjarët e të dyve ka treguar se vazhdojnë përgatitjet intensive për dasmën e afërt. Aktorja kujtoi se dasma do të bëhet në Çeşme në datën 7 korrik. Në intervistën e shkurtër Shahin mohoi aludimet se dasma do të organizohej në Amerikë duke i quajtur të pavërteta lajmet që qarkullojnë.  “Dasma jonë do të bëhet në Turqi, këtu ku jetojnë familjet tona” saktësoi aktorja. Shahin  zbuloi se pothuajse kishin mbrritur në fund të përgatitjeve kryesose dhe presnin me emocion e padurim ditën e tyre të afërt . Më pas dyshja e famshme u largua për të vijuar blerjet dhe pjesën tjetër të përgatitjeve.