Ebru Sahin bëhet imazhi i një kompanie këpucësh; Kjo është pagesa marramendëse e saj

Showbiz

Meryem Uzerli ka humbur një ofertë të majme. Mediat turke shkruajnë se një komani këpucësh i ka ofruar Meryem Uzerli të jetë imazh i kompanisë së tyre. Kjo do të ishte hera e dytë që Meryem do të bashkëpunonte me këtë kompani, por aktorja ka kërkuar një shumë të majme.

Meryem Uzerli ka kërkuar 1 milion lira turke për të rinovuar kontratën, por kompania nuk ka rënë dakord. Ata kanë kërkuar të bashkëpunojnë me aktoren Ebru Sahin e cila ka pranuar të jetë imazh i kompanisë dhe ka dalë e fituar duke u paguar 700 mijë lira.