Ajo është bërë e njohur për publikun tonë me rolin e Dilarës. Aktorja simpatike, e cila ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve falë sharmit dhe klasit që e karakterizon, ka një lidhje speciale me shqiptarët pasi është zyrtarisht e martuar me aktorin Ertan Shabani, djaloshin që prej disa kohësh zhvillon karrierën e tij mes Shkupit dhe Stambollit. Çifti i mirënjohur i aktorëve po kalon një momentet më të bukura të jetës së tyre pasi vetëm tre ditë më parë janë bërë prindër të një vajze të quajtur Biricik. Sipas shtypit rozë turk, Ebru ka sjellë në jetë vajzën e saj të parë më 12 janar të këtij viti dhe momentalisht nënë e bijë gëzojnë shëndet të plotë.