Flori Mumajesi dhe Kejsi Tola janë dy emrat më të komentuar të showbizit shqiptar. Së fundmi, është aluduar shumë se dyshja mund të jetë në një lidhje me njëri-tjetrin. Këto dyshime u shtuan pas postimit të Florit, të një foto ku ishin të bashkuar duart e dy këngëtarëve dhe shkruhej një pjesë e teksit të këngës “Më ke mua”.
Gjithashtu, dy ditë më parë Flori postoi në instastory foton e Kejsit shoqëruar me një zemër.
Megjithatë, sipas Panorama Plus ky lajm është zbuluar së fundmi për të gjithë, por në të vërtetë Flori dhe Kejsi janë në një lidhje dashurie prej 6 muajsh.