Gjatë performancës në finalen e Kupës së Botës, Nicky Jam mbante veshur një bluzë të zezë, ku ishte e stampuar fytyra e J.Balvin.Ylli i reggaeton, e bëri këtë zgjedhje për të treguar se suksesi i arritur i përkiste të dyve.
Bashkëpunimi i tyre me hitin “X” rezultoi mjaft i suksesshëm dhe Nicky di sesi të vlerësojë një mik edhe në momentin që arrin majat. “Kjo arritje na përket të dyve mbreti im,” ka shkruajtur ai në Instagram, teksa ka pozuar duke treguar bluzën me fytyrën e J.Balvin.