E vetmja gjë që ish-bashkëshorti i ka ndaluar Adele pas ndarjes, çdo gjë ështe bërë me kontratë

Showbiz

Adele është bërë e njohur për këngët e saj të cilat pothuajse të gjitha kanë qënë fillimisht për dhimbjet e dashurisë dhe ish të dashurin e saj të asaj kohe.

Tashmë pas ndarjes me bashkëshortin ata të dy kanë bërë një kontratë e cila ndalon Adele të krijojë muzikë për të dhe lidhjen e tyre.

“Thyerjet e zemrës e kanë ndihmuar Adele që të realizojë këngë gjatë viteve, por ndarja është gjë komplet tjetër. Ata janë të dy të vetëdijshëm se djali Angelo duhet të mbrohet dhe kjo është arsyeja pse Adele ka rënë dakord që të mos këndojë për marrëdhënien e tyre.

Sipas “The Sun”, kjo marrëveshje është kërkuar nga ish-bashkëshorti i saj.

Këngëtarja e famshme i dha fund martesës disavjeçare me Simon Konecki gjatë vitit 2019-të. Divorci i tyre ishte shumë i papritur, pasi Adele dhe Simon kishin treguar se ishin shumë të dashuruar me njëri-tjetrin. Ata janë prindër edhe të një djali 9-vjeçar, të quajtur Angelo, i cili erdhi në jetë në vitin 2012-të.