Nga ekrani shpesh herë krijohen ide të gabuara mbi jetën që bëjnë njerëzit e famshëm. Edhe pse është shumë e vështirë për t’u besuar këta personazhe kanë vendosur që të kryejnë marrëdhënie pasi janë martuar me partnerët përkatës.
1. Mariah Carrey
Mariah Carrey dhe Nick Cannon kanë pritur deri në martesë për të kryer marrëdhënie. “Unë dhe Nick kemi të njëjtat besime dhe menduam se do të ishte diçka më speciale nëse prisnim të ndodhte deri në martesë”, tha këngëtarja gjatë një interviste në vitin 2008.
2. Adriana Lima
Modelja e ‘Victoria’s Secret’ gjatë një interviste ka zbuluar arsyen se pse po e ruan veten për martesë. “Marrëdhënia është për pas martese. Nëse i dashuri im nuk e pranon këtë, atëherë ai nuk më do”, është shprehur modelja.
3. Jordin Sparks
Këngëtarja është shtatzënë me bashkëshortin e saj, Dana Isaiah. Të dy bënë betimin të mos kryenin marrëdhënie para martesës, pasi këngëtarja mendon se ajo duhet t’ja japi veten vetëm mashkullit që vërtetë e dashuron.
4. Kevin Jonas
Vëllai i madh i familjes Jonas, është martuar në vitin 2009 pas një lidhje 2-vjeçare dhe u betua të mos kryente marrëdhënie me të dashurën e tij derisa të kurorëzonin dashurinë e tyre. “Mund të isha martuar që në ditën e parë pas fejesës”, u shpreh këngëtari në formë shakaje.
5. Justin Bieber
Justin Bieber dhe Hailey Baldwin u martuan në shtator të vitit 2018. Gjatë një interviste të bërë së fundmi ato zbuluan disa detaje të lidhjes dhe pranuan se nuk kishin kryer marrëdhënie derisa u martuan. Kjo gjë ndodhi për shkak të besimit të Justin, pasi feja nuk e lejonte këtë gjë.