Aktorja e njohur Oyku Karayel dhe këngëtari Can Bonomo janë zyrtarisht burrë dhe grua. Ata u martuan ditën e djeshme në praninë e 150 të ftuarve. Fustani i aktorës, padyshim, ishte shumë i veçantë. Ai është dizenjuar nga motra binjake e Oykys, Ezgi Karayel.
Të vizatuar në fustan ishin edhe disa piktura nga fëmijëria e aktores.
Ky detaj na kujtoi fustanin e nusërisë së Angelina Jolie, në martesën e saj në vitin 2014 me Brad Pitt. Edhe në fustanin e saj ishin të vizatuar disa piktura të fëmijëve të tyre.