E tradhëtoi gjatë shtatzanisë, Khloe merr vendimin për marrëdhënien me Tristan!

Showbiz

khloe trist
Pas lindjes së vajzës True, Khloe u zhvendos në Los Angeles së bashku me të dashurin e saj Tristan Thompson. U fol shumë për çiftin pas tradhëtisë së Trsistan kur Khloe ishte në pritje të ëmbël dhe bashkëjetesa u tyre u quajt si absurde. Sipas burimeve të “E!News”, duket se tashmë, një prej protagonisteve të “Keeping Up with the Kardashians” ka hedhur pas gjithçka dhe do të zhvendoset në Cleveland, në shtëpinë e Tristan.

khloe 4 1024x1024

Burimet janë shprehur gjithashtu se ata kanë kaluar një verë relativisht të mirë, edhe pse Khloe nuk ka besim të plotë tek basketbollisti i njohur dhe nuk është e sigurt se çfarë do të ndodhë. Ishte tradhëtia e Tristan që e bëri Khloen të shpërngulej në vendlindjen e saj pas lindjes së vajzës, me qëllim marrjen e kohës së nevojshme për të kaluar atë që ndodhi. Tashmë që ajo ka vendosur të rikthehet në shtëpinë e tij, duket se gjërat po marrin një tjetër kuptim.