E tradhëtoi 2 herë, Khloe vazhdon të jetë e dashuruar me Tristan!

Showbiz

Familja Kardashian-Jenner dhe mikja më e ngushtë e Kylie Jenner, Jordyn Woods, u përfshinë në një skandal që zgjati për muaj me rradhë. Kjo e fundit, u lidh me Tristan Thompson, partnerin e Khloe Kardashian në atë kohë, duke tradhtuar kështu të gjithë mikeshat e saj. Edhe pse skandali mori fund, nëpër media vazhdohet të flitet për të dhe sigurisht, Khloe ende nuk e ka kaluar këtë periudhë të vështirë.

Në episodin më të ri të ‘Keeping Up With The Kardashians’, Khloe i bën një vizitë mikeshave të saj të ngushta, ku dhe gjatë një bisede flet për marrëdhënien e saj me ish-partnerin, Tristan. Pyetur nga miket e saj, Khloe pranoi publikisht se ishte ende e dashuruar. “Vazhdoj ta dua. E di këtë. Por do vazhdoj të bëj sikur gjithçka është në rregull. Ka kaluar 7 muaj, mund të bëj çdo gjë që dua”, është shprehur ajo. Për momentin, Khloe është fokusuar në rritjen e vajzës së saj True dhe sipas saj, kjo gjë nuk do ndryshojë asnjëherë.