Ish-menaxheri i Britney Spears ka ngritur një padi për këngëtaren e famshme, e cila nuk e ka paguar.
Pas padisë, TMZ ka publikuar disa akuza tronditëse të ish-menaxherit. Ai është shprehur se “problemet që Britney Spears ka pasur me drogën kanë qenë aq keq saqë ajo ka fjetur edhe në një vend parkimi”.
Ndërkohë në vitin 2007, këngëtarja u shndërrua në qendër të medieve rozë pasi rruajti kokën e saj. Gjithashtu, 34-vjeçarja goditi makinën e një paparaci me çadër.
Sipas medieve ndërkombëtare, në dokumentet e dorëzuara në gjykatë, ish-menaxheri pretendon se e ka ndihmuar këngëtaren në momentin e saj më të vështirë, kur po ndahej nga bashkëshorti, ishte në rrezik të humbiste kujdestarinë e fëmijëve si edhe përdorte shumë lëndë narkotike dhe për këto nuk është paguar. /Shekulli/