‘E shkuara’ dhe ‘E ardhmja’ e Justin Bieber pozojnë për herë të parë së bashku

Showbiz

Selena Gomez dhe Hailey Bieber pozojnë bashkë për herë të parë. Hailey Bieber ka pozuar e lumtur përkrah dashurisë së madhe të dikurshme të bashkëshortit të saj Selena Gomez në një event mode në Los Angeles.

Vajzat hodhën poshtë thashethemet për një grindje për shkak të marrëdhënieve të tyre me yllin e muzikës Justin Bieber. Vajzat jo vetëm buzëqeshën para kamerave në galanë e dytë vjetore të Muzeut të Filmit të Akademisë, por ndanë edhe një përqafim të ëmbël të kapur nga fotografi.

 

Shfaqja miqësore vjen pas paraqitjes së fundit të Haileyt në ‘podcast’-in “Call Her Daddy”, në të cilin këmbënguli se ajo dhe Gomez nuk kanë asnjë inat dhe nuk mbajnë mëri ndaj njëra-tjetrës.

Hailey dhe Justin u fejuan në korrik të vitit 2018, vetëm pak muaj pas ndarjes së tij përfundimtare nga Gomez. Më pas ata u martuan në shtator të vitit 2019 me një ceremoni madhështore.