Aktorja u divorcua para pak kohësh nga bashkëshorti i saj Justin Theroux. Pas divorcit, dolën në rrjet shumë foto teksa shfaqej Jennifer në një formë aspak të mirë fizike dhe emocionale. E pas tyre, filluan përsëri aludimet se divorci i saj erdhi si pasojë e divorcit të Brad Pitt me Angelina Jolie. Praktikisht, një lëmsh aludimesh e akuzash për këto dy çifte.
Por duket se Jennifer e ka rimarrë jetën e saj në dorë dhe madje është duke u kënaqur tejmase me jetën prej beqareje. Ajo ka qenë prezent në festimin e ditëlindjes së një prej mikeshave të saj dhe në çdo foto, Aniston duke rrëzëllitëse. Aktorja është sërish në super formë dhe vazhdon të mahnisë të gjithë me bukurinë e saj.