Këngëtarja Tuna Sejdiu duket se shijoi mjaftueshëm postin e nënës dhe bashkëshortes për muaj me rradhë. Tashmë ajo përveç Tianit dhe Patrisit kërkon të angazhohet përsëri në karrierën e saj muzikore. Në një intervistë që ka dhënë së fundmi është pyetur se kur do të sjellë në jetë një motër apo vëlla për Patrisin dhe ajo i është përgjigjur:
‘Kohëve të fundit po ballafaqohem shumë me këtë pyetje. Gjëja që më çmend më shumë është kur njerëzit më thonë ‘Hë shpejt, tani është koha, bëj tjetrin, tjetrin’. Sinqerisht po e them publikisht që nëse nuk do të kisha pasur profesionin që kam, vetëm fëmijë do të kisha bërë në jetë. Vetëm fëmijë. S’di sa. Por profesioni na i kufizon disa gjëra dhe duhet të planifikojmë gjërat. Po mundohem t’i planifikoj bashkë anën personale dhe profesionale’, është shprehur Tuna.