E pyesin çfarë nuk pëlqen tek Almeda, Tolga përgjigjet live!

Showbiz

Karantina i ka bërë të gjithë njerëzit të kalojnë më tepër kohë në rrjetet e tyre sociale. E njejta gjë ndodh padyshim dhe me personazhet e ekranit. Duket se Tolga ka vendosur t’i dedikojë pak kohë fansave dhe pyetjeve që ata kanë për të, ndaj ka hyrë në një live ku iu përgjigj shumicës së pyetjeve.

Një ndër pyetjet ishte se cfarë ai nuk pëlqen tek Almeda? Tolga u shpreh se Almeda është shumë “maniake” e pastërtisë dhe e rregullit, tashmë falë Covid-19 akoma edhe më tepër se më parë. Kjo gjë mund të jetë pak bezdisëse, por jo shqetësuese!

Ndërkohë dikush tjetër e ka pyetur: Nëse do të jepej dhe njëherë mundësia të zgjidhje, do të martoheshe përsëri me Almedën?

Përgjigja e Tolgës ishte tepër romantike: “Edhe 1000 herë të më jepej mundësia, përsëri do zgjidhja Almedën!”