E pritën mijëra fansa në Angola, Tolgahan tregon momentet prekëse…

Showbiz

tolga angola
Pak ditë më parë, aktori turk dhe bashkëshorti i Almeda Abazit, udhëtoi në Angola. Nga fotot dhe videot e publikuara prej tij dhe Almedës, dukej qartë pritja që i bënë fansat e shumtë në numër. Tashmë që është rikthyer në Turqi, aktori ka menduar të bëjë një falenderim për të gjithë ata që e shoqëruan në këtë udhëtim si dhe të tregojë kënaqësitë që mori nga kjo eksperiencë.

tolga2

“Udhëtimi në Angola ishte fantastik. U preka vërtet shumë nga momentet në spitalin e Hidrocefalia. Dua të falenderoj sinqerisht të gjithë njerëzit e Angolës për dashurinë dhe afeksionin e tyre kundrejt meje. Me dëshirë për të qenë sërish me ju së shpejti,” ka shkruajtur Tolgahan.

tolga3