U pretendua se Alina Bozka ndezur reagime të shumta tek tifozët e skuadrës së Galatasarayt pas një videoje të publikuar në rrjetet sociale ku aktorja dhe miqtë e saj po festonin ndërsa një çast nën tingujt e këngës u pretendua se Alina përmendi skuadrën e futbollit duke e ofenduar atë. Vetëm pak orë pas përhapjes së këtij lajmi, aktorja bëri një deklaratë në Instagram ku mohonte tërësisht lajmin duke e quajtiur të pavërvetetë atë: “Nuk kam fyer dhe as ofenduar! Regjistrimi dhe shpërndarja e asaj videoje të bërë pa lejen time nuk provon aspak diçka të tillë. Po e ndjek me trishtim këtë çështje ”, shprehej aktorja në deklaratën e saj. Ajo po ashtu citonte se ata që e njohin duhet ta dinë se ajo nuk shprehet në mënyrë të tillë.