Ylli televiziv Marnie Simpson përmes një postimi shokues në Twitter, ka zbuluar se është biseksuale dhe dëshiron të lidhet me sa më shumë meshkuj dhe femra. Marnie njihet mirë për atë se i adhuron ahengjet e çmendura, së bashku me koleget e saj Charlotte Crosby dhe Holly Hogan, por ka shokuar fansat kur e ka zbuluar këtë.
Bukuroshja ka bërë t ditur se ka qenë në romancë me shumë vajza dhe djem para ta kuptonte orientimin e vërtetë seksual të saj. “Jam e sigurt se jam biseksuale. Nuk bëj shaka.
Deri më tani kam qenë në lidhje me shumë meshkuj dhe femra dhe do të vazhdoj të lidhem me meshkuj dhe femra edhe në të ardhmen”, ka deklaruar ajo. Ajo deri kohë më parë ishte e fejuar me këngëtarin Ricky Rayment, ndërsa më pas ishte në romancë edhe me kolegët nga seria “Geordie Shore”, Aaron Chalmersom dhe Jordan Davies. /Zëri/