Aktorja e njohur turke duket se do të ndjeke rrugën e motrave Kardashian. Dhe këtu fatmirësisht nuk po flasim për video skandaloze, por për ndërhyrjet estetike. Ajo nuk është më e kënaqur me portretin e saj, si pasojë e konsumimit të duhanit dhe punës me orë të zgjatura.
Meryem, ndien nevojën e ndërhyrjeve dhe për të bërë këtë mund t’i besojë vetëm doktorëve që kanë kuruar yjet ndërkombëtare.Aktorja është takuar me Simon Ourian, doktori i VIP-ave i cili ka bërë trasnformimin e motrave Kardashian.Për këtë arsye, ajo ka udhëtuar drejt Los Angeles dhe pritet që në kthim të këtij udhëtimi, të shikojmë ndryshimet në fytyrën e saj.