E papritur! Martesa gay në familjen mbretërore…

Showbiz

famm
Viti 2018 është viti i dasmave për familjen mbretërore. Pas dasmës së vitit, asaj të princ Harry-t me Meghan, u zhvillua dasma e kushërirës së Harry-t, Celia McCorquodale. Në 12 tetor do të zhvillohet dasma e princeshës Eugenie, por para saj pritet të mbahet një dasmë jo e zakontë për familjen mbretërore. Do të jetë dasma e parë gay në familjen mbretërore. Kushëriri i mbretëreshës, Lord Ivar Mountbatten, do të jetë i pari pjesëtar i familjes mbretërore që do të martohet me një person të të njëjtit seks.

dasma gay1

Ai do të kurorëzojë dashurinë shumëvjeçare me partnerin e tij James Coyle. Po ashtu, Lordi Ivar, ka qenë i martuar më parë me Lady Penny Mountbatten, me të cilën ka tre vajza. Dasma do të mbahet në fund të verës dhe ai është shprehur se vajzat e tij janë shumë të emocionuara për dasmën. Po ashtu edhe ish-bashkëshortja do të jetë e pranishme në dasmë, pasi ata kanë një marrëdhënie shumë të mirë.

dasma gay