Shpesh, këngëtarët apo aktorët kthehen në miq shumë të mirë me bashkëpunëtorët e tyre por ka raste kur ndodh edhe plotësisht e kundërta dhe rasti përfundon në gjykatë! Një gjë e tillë i ka ndodhur Taylor Swft e cila paditi ish DJ e saj për ngacmin seksual. Taylor pretendon se ngacmimi nga David Mueller ka nisur që në vitin 2013. Nga ana tjetër, edhe vet David ka paditur këngëtaren e famshme me arsyen se ka humbur vendin e punës për një ngjarje të sajuar.
Pas përballjes së tyre, duket se Taylor ka arritur të fitojë gjyqin pasi ish DJ-i nuk ka arritur të mbronte idenë se këngëtarja ka qenë drejtpërdrejt përgjegjëse për pushimin e tij nga puna.