E pabesueshme – Pas 17 vitesh martesë ndahet çifti i famshëm i aktorëve

Showbiz

tgsrters

Ben Stiller dhe bashkëshortja e tij Christine Taylor i kanë dhënë fund martesës së tyre 17 vjeçare. Duket e pabesueshme por me sa duket ky lajm është konfirmuar nga vet çifti.

“Me shumë dashuri dhe një respekt të pa imagjinueshëm për njëri-tjetrin, pas 17 vitesh kemi vendosur të ndahemi.” – ka deklaruar Ben.

“Prioriteti jonë do të mbeten fëmijët dhe do të mundohemi me gjithë shpirt të jemi prindër të përkushtuar dhe sa më të afërt me fëmijët tanë. Me shumë dashamirësi, i kërkojmë mediave të respektojnë privatësinë tonë.” – ka shtuar aktor i famshëm.

Ben dhe Christine u martuan së bashku në vitin 2000 në Hawaii dhe nga kjo martesë patën dy fëmijë, Ella Olivia 15 vjeç dhe Quinlin Dempsey 12 vjeç. Gjithashtu, çifti ka interpretuar së bashku në filmin Zoolander.