Brad Pitt dhe Jennifer Aniston u ndanë në vitin 2005, por fansat e tyre të shumtë kanë dashur që ata të kthehen sërish bashkë duke qenë se dashuria e tyre ishte ndër më të bukurat në Hollivud.
Le të themi se do të ketë një bashkim, edhe pse jo si ai që shumë do të donin. Jimmy Kimmel, moderatori i njohur amerikan, po eksperimenton me disa intervista shumë interesante ku pjesëmarrës janë ish-at më të njohur të showbiz-it ndërkombëtar.
Gjithçka është ende në kuadrin e thashethemit, por një intervistë që do të bashkonte dyshen Pitt-Aniston do të ishte padyshim ndër më surprizueset!
Burimi: Blitz.al