Kylie Jenner ka publikuar një video të veçantë ku shfaqet një djalë që ka ‘gdhendur’ imazhin e saj dhe të së motrës në kokë. Fytyra e Khloe dhe Kylie është krijuar në mënyrë perfekte nga artisti i flokëve, por nuk dihet nëse ka qenë vetëm një formë eksperimentimi apo zgjedhje indviduale e një personi për ta pasur kokën të mbushur me imazhe të personazheve publikë.
Sigurisht një video si kjo nuk mund të kalonte pa vëmendje dhe impaktin që kërkonte e mori, pasi u shpërnda nga protagonistet.Kjo nuk është hera e parë që fansa të motrave Kardashian-Jenner bëjnë të tilla veprime. Më herët, kemi parë ‘tatoo’ me imazhet e tyre në trupat e djemve, ose veprime të tilla të pazakonta që kanë marrë vëmendje.