Ndarja e çiftit të mirënjohur kosovar, Nora Istrefi dhe Robert Berisha ishte kryefjala e ditëve të fundit për të gjithë portalet. Ata janë ndarë me mirëkuptim dhepaqe, por duket se përsëri ndjekësit dhe fansate tyre nuk e pranojnë dot.
Duket e pabesueshme, por adhuruesit e çiftit kanë organizuar një protestë për të kundërshtuar ndarjen dhe problemet e tyre. Ata kanë hapur një aktivitet në Facebook ku i ftojnë të gjithë të marrin pjesë në protestën që do të organizohet në 31 Gusht në sheshin “Zahir Pajaziti” të Prishtinës.
“Mjaft është mjaft! U ndanë Blero me Teutën, heshtëm. U ndanë 53 milionë për Bechtel Enken, heshtëm. U ndanë VV-ja, po ashtu heshtëm. Nuk mund ta përjetojmë edhe një tjetër ndarje.
Andaj, të shtunën, mblidhemi tek sheshi i heroit kombëtar, Zahir Pajaziti, për ta thyer heshtjen, dhe për ti thënë JO NDARJES mes Robertit dhe Norës. Pos kësaj JO-je të MADHE për ndarjen, ti themi JO edhe shumë problemeve në Kosovë sikurse korrupsioni, zgjedhjeve si farse, e deri tek problemet si i nxehti afrikan etj etj.”- shkruhet në detajet e protestës.
Deri tani, 5 mijë persona kanë shfaqur interesim për këtë protestë.
Mos u habisni nëse ju vjen në Facebook një njoftim për t’u bashkuar në event. Gjithçka mund të ndodhë!