Një ceremoni martesore sa intime aq edhe romantike është zhvilluar ditën e dielë në L.A. Bëhet fjalë për martesën e aktores së “This is Us”, Mandy Moore me muzikantin Taylor Goldsmith. Mes miqve dhe familjarëve, ata lidhën kurorën në kopshtin e shtëpisë së aktores. Kjo është martesa e dytë për Mandy-n pas divorcit nga Ryan Adams. Fill pas ndarjes, ajo njohu Taylor në një mënyrë shumë interesante: nëpërmjet Instagramit.
“I bëra një foto albumit të tij dhe e publikova në Instagram. Taylor e pa dhe më dërgoi një shënim. Filluam të flisnim nëpërmjet e-mailit dhe më pas dolëm në një takim. Pjesa tjetër është histori.”- ka treguar ajo për People. Ndërkohë që pas marrjes së propozimit për martesë, ata gjithnjë janë shprehur se donin një dasmë private. Jeta profesionale i ofronte të ishin gjithnjë në qendër të vëmendjes dhe nuk do të donin ta kishin të njëjtën gjë dhe në jetën personale, sipas tyre.