Edhe dy ditë na ndajnë nga martesa e këngëtares shqiptare Afërdita Dreshaj, me hokeististin çek, Jakub Kindl.Pak muaj më parë ata lajmëruan se dasma e tyre që do të mbahet me 29 qershor.
Pak ditë më parë çifti realizoi edhe fotot e dasmës dhe përmes një fotoje që publikoi sot Afërdita, na tregoi se duken të mrekullueshëm. “Vetëm dy ditë”, ka shkruar ajo. Siç duket Dreshaj është tejet e entuziasmuar dhe mezi po e pret ditën më të rëndësishme në jetën e saj.