James Bond, roli i agjentit sekret 007, personifikohet nga një mashkull xhentil. Megjithatë, kjo mund të ndryshojë. Shumë njerëz janë kuriozë të shikojnë një aktore femër në këtë rol. Fillimisht mendohej se Bond do të luhej nga Idris Elba, por ka qenë pikërisht ky i fundit i cili i ka dhënë jetë një ideje krej të re.
“A jemi të interesuar të kemi një karakter tjetër Bond, përveç të qenit mashkull? Mund të jetë edhe një grua me ngjyrë, një grua e bardhë, nuk ka rëndësi. Por besoj se të gjithë do të dëshironim të shihnim një grua në rolin e James Bond, të bëjmë diçka ndryshe,” tha ai.
Duket pak e vështirë, pasi Bond është mashkulli i edukuar dhe i thjeshtë, i cili mund të lëvizë pa rënë në sy. Por, nuk mund të themi të njejtën gjë për një grua apo jo? Nuk mund të mos tërheqë vëmendjen një femër, në një dhomë plot njerëz dhe të vazhdojë e qetë “misionin” e saj. Gjithsesi, po iu sjellim disa nga aktoret që janë të përshtatshme për të luajtur këtë rol.