E mbani mend Kevin nga ‘Home Alone’? Tashmë aktori po përpiqet të…

Showbiz

home alone
Macaulay Culkin u bë i njohur për të gjithë me rolin e tij si Kevin në filmat e “Home Alone” rreth 30 vite më parë. Pas shumë kohesh jashtë kinematografisë për shkak të problemeve personale ai po përpiqet së fudnmi ti rikthehet filmit dhe për këtë ka gjetur një mënyrë shumë origjinale.Ai i ka dërguar “CV” e tij nëpërmjet një postimi në Twitter autores së “Harry Potter” JK Rowling për ta përfshirë në projektin e rradhës të sagës magjike “Fantastic Beasts”. Në fakt autorja është përballur me shumë kritika nga fansat pas publikimit të trailer të ri të filmit që do debutojë kete vjeshtë në kinema “Fantastic Beasts: The Crimes of Grindelwald”.

j k rowling

Ajo së bashku me producentët kanë zgjedhur një aktore koreane për të lujtur rolin e Naginit, personazhit që shëndrrohet në gjarpër dhe që origjinalisht është britanike.Këtë gjë e ka shrytëzuar Culkin i cili ka shkruar në postimin e tij “Hey JK Rowling unë jam me ty! Nagini mund të jetë çfarë të dojë, ajo është një femër/gjarpër e fortë. Gjithashtu, mund të më fusësh në filmin e rradhës? Jam Macaulay Culkin nga Home Alone, kam dhe eksperiencë me magjinë”. Me suksesin që ka personazhi i tij edhe pas kaq shume vitesh kush nuk do donte ta shihte aktorin sërish në ekran. Gjithshtu ai “futi mik” dhe mikeshën e tij Dan Fogler e cila ka një rol në film duke i thënë ti thoshte një fjalë të mirë Rowling. Sa Hollywood-iane nga ana e tij.

kevin home