Së fundmi lajmet e shtatzënisë së personazheve të njohur kanë qenë të shumta. Nga Klea huta, Sara Karaj, Jonida Vokshi etj. Aktroja simpatike Olta Gixhare ka dhënë pak kohë më parë dhe lajmin e pritjes së ëmbël. Por ajo nuk zbuloi asnjë detaj më shumë. As sa muajsh është dhe as kush është partneri!
Në një intervistë Live aktorja ka zbuluar disa detaje:
“Ishte e planifikuar, madje di edhe kur është zënë. Faleminderit Zotit erdhi në një mënyrë të menjëhershme, pa strese, pa problem. Nuk do ta zbuloj ende sa muajsh jam, do ta zbuloj më vonë në Instagram. Burri e do çun patjetër. Unë do doja t’i plotësohej dëshira atij. Por gjininë nuk e kemi parë ende. Do doja shumë të kisha një vajzë dhe një djalë në jetë”, u shpreh Olta.
“Po e shijoj shumë këtë periudhë, e kam stakuar mendjen dhe po kujdesem vetëm për veten dhe beben. Jam futur në boten e bebeve, shoh rroba për bebe gjithë kohës, diskutimet e mia tani janë çfarë karroce do marrim, si do ta veshim, ku do e vëmë krevatin, a do ja bëjmë dhomën tani”, tregoi Olta.
Aktorja e njohur ka treguar edhe disa detaje në lidhje me si u njoh me partnerin e saj. Olta ka preferuar të mos e tregojë identitetin e tij, pasi ai nuk ka aspak dëshirë që të bëhet personazh publik.
“Ai nuk do fare të shfaqet. Është njeri shumë diskret, i urren kamerat, videot, fotot, jetën e showbizit. Emocionohet kur del ndonjë lajm për mua, bëhet keq. Nuk ka për të dal ndonjëherë në kamera. Mund t’ju them vetëm që është shumë i bukur, kaq”, u shpreh Olta.
Dyshja është njohur në periudhë festash, konkretisht për Krishtlindje dhe puthjen e parë e kanë dhënë shumë kohë më pas, pasi Olta nuk besonte tek lidhjet në distancë.
“Jemi njohur për krishtlindje. Shumë më vonë dhamë puthjen e parë. Unë ika erdha në Spanjë shumë herë, pastaj ndodhi puthja e parë. Gjërat që nuk beson, ato ndodhin. Unë nuk besoja kurrë tek lidhja në distancë. Nuk e mendoja kurrë një marrëdhënie, bashkëjetesë, martesë me dikë që jeton jashtë. Kjo ishte aryseja pse ika erdha shumë herë derisa e mora seriozisht dhe dhashë puthjen e parë. Njëri nga ne duhet të këmbëngulte, të tregonte besim në këtë marrëdhënie”, tregoi Olta Gixhari.
Aktorja rrëfeu gjithashtu se pas karatinës do të bëjë dasmë dhe ceremonia do të realizohet në Spanjë.