Ish-Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri do të bëhet baba për herë të dytë. Tahiri dhe bashkëshortja e tij Fatlinda Berisha e kanë mbajtur të fshehtë këtë lajm, duke u treguar mjaft të rezevuar me daljet publike. Çifti i njohur janë prindër të një djali, Drinit 8-vjeçar dhe është zbuluar se pritja e ëmbël është drejt fundit dhe për pak javë familjes do I shtohet një djalë tjetër.